Kampionati shqiptar ka hyrë në javën e fundit të saj. Fokusi është te titulli kampion, ku Partizani kryesues dhe Tirana ndjekëse kanë të njëjtën kuotë pikësh: 64.
Të kuqtë gjejnë Teutën, ndërsa bardheblutë kanë në program transfertën e Erzenit. Mbijetesa mbetet ende një enigmë, me Bylisin, Erzenin dhe Kukësin që kanë ende për diçka për të dhënë në këtë kampionat. I ftuar në Sport Neës në Neës 24 ishte trajneri i njohur, Mirel Josa.
Rivaliteti deri në javën e fundit– Nuk është situatë e njëjtë si Bayern dhe Dortmund. Unë e kam ndjekur Bundesligën gjatë kësaj periudhe, dua të them që krahasime të tilla nuk na shkojnë përshtat. Ne duhet të shikojmë se çfarë ndodhë te ne. Për ne ishte komplet menaxhimi i situatës.
Partizani– Partizani ka qenë i matur gjatë kësaj periudhe. Nuk dua të hedh fajet te stafet teknike apo lojtarët, këta të fundit e kanë bërë punën mirë. Këtu duhet parë menaxhimi. Partizani i ka shkuar objektivit deri në fund me mjaft qetësi. Edhe pse ka patur probleme të brendshme nuk i ka shpërndarë. Partizani ka patur momente jo të mira në kampionat, kjo është meritë e drejtuesve të Partizanit dhe jo e atyre të Partizanit që duhej t’i bënin gjërat ndryshe.
Tirana- Unë nuk flas për menaxhimin. Tirana menaxhoi mirë ndeshjen me Partizanin. Bardheblutë u nxituan me postimet e bëra pas derbit.
Tirana-Bylis? Gabimet ndodhin, mund të barazohesh. Problemi ishte te penalltia dhe për këtë duhet të diskutojmë. Pamjet filmike janë të qarta. Nuk u menaxhua mirë situata pas ndeshjes. M’u dha mundësia për të parë ndeshjen por nuk pashë, kështuqë zgjodha t’i shikoj nëpërmjet TV. Aty nuk ka aspak ndëhyerje të Behiratches. Lojtari bardheblu ishte para lojtarit të Ballshit. Nuk u pa në VAR pasi kështu është rregulli në protokoll. Nuk duhej të shkonin gjërat deri këtu. Nuk kam asgjë me askënd, as me lojtarët, as me pjesën menaxhuese” – Tha ai.
()