“Ti do të përmirësoje cilësinë e diellit!”/ Debat i fortë mes Mërtirit dhe Xhaferajt: Edhe me këtë lapsus dola deputeti më i votuar. Ushtarët e Lulit…

Deputeti Ferdinand Xhaferaj është “përplasur” me Ergys Mërtirin për rikthimin e Lulzim Bashës. Sipas Xhaferajt, Basha nuk ka asnjë arsye të rikthehet si lider i PD-së, por ai duhet të japë kontributin brenda grupit parlamentar.

Madje ai deklaroi se në rast të rikthimit të Bashës si kryetar i PD, do të kalojë deputet i pavarur.

Gjatë debatit në emisionin “Të Paekspozuarit” mes deputetit dhe analistit, pati një shkëmbim të tensionuar, ku Mërtiri i rikujtoi disa gafa nga e shkuara e tij.

Debati
Ergys Mërtiri: Ti ke thënë do të pastrojmë cilësinë e diellit…

Ferdinand Xhaferaj: Kur të ofendosh gjej një mënyrë tjetër, jo kaq brutale. Mund ta thuash me më shumë takt. Nëse unë them që Basha mori paratë e pallatit të Vlorës, apo kunati bizneset, ti më thua mua cilësinë e diellit. Po flasim për një lapsus, por edhe me këtë lapsus dola deputeti më i votuar.

Ergys Mërtiri: Ke thënë do të sjell eshtrat e Ismail Qemalit!

Ferdinand Xhaferaj: Këtë e thua ti. Unë them se si ka vjedhur filani, ti merresh me lapsuse.

Ergys Mërtiri: Ismail Qemali në Vlorë, ti thua jemi në negociata me italianët…

Ferdinand Xhaferaj: Po të hapet raporti, del kush e ka bërë lapsusin. Të hapet ai raporti i mbledhjes dhe del. E kupton që edhe kur vijnë ushtarët e Lulzim Bashës këtu, unë jam rehat sepse me mua merren me dy lapsuse.

Ergys Mërtiri: Ti për këtë mbahesh mend o zotëri.

Ferdinand Xhaferaj: Për ty, por qytetarët më mbajnë mend se i rendita Belind Ballukut argumentat për Portin… Unë nuk flas për ty, por për qytetarët.

Ergys Mërtiri: Unë kështu të mbaj mend. Problemi është që këta nuk duan të lexojnë rezultatin. Këta po shkatërrojnë partinë e tyre.

**
Ergys Mërtiri: Këta të tjerët çfarë kanë? Kanë potencial? Dakord Berisha dhe Basha kanë të këqija, por kush është aty? Ata janë edhe më keq, janë njerëz që disa kanë ndejtur me njërin, disa me tjetrin, disa e kanë dredhur… Nëse shtrohet në këtë formë, të ikë ky dhe ai, nuk bëhet kështu. Të gjithë për interesat e tyre personale po fundosin të përbashkëtën e tyre.

Faktet tregojnë që elektorati e përçmoi këtë lloj bashkimi. Në këto zgjedhje nuk hynë të ndarë, shumica e grupit parlamentar të vulës, bënë fushatë për kandidatët e non-gratës. Rezultati tregoi se të dyja palët janë të dështuara. Nuk kanë tërhequr elektoratin e duhur të partisë. Janë 250 mijë njerëz që nuk kanë vajtur të votojnë. Në vend të ndërtojnë forcë alternative, duan të bashkohen me Berishën. Duan një bashkim të rraqeve, me të cilin nuk e mundin dot Ramën. Në vend të bënin opozitë, parti, të dilnin në bazë, ndejtën në gjumë. Bënë fushatë për kundërshtarin brenda forcës politike, tani thonë të shtyjmë votimet. Pse nuk e hapin votimin në parti?

Arena e Lajmit


“Ti do të përmirësoje cilësinë e diellit!”/ Debat i fortë mes Mërtirit dhe Xhaferajt: Edhe me këtë lapsus dola deputeti më i votuar. Ushtarët e Lulit…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook