U shfaq në video duke dhunuar fëmijën, telashe për nënën nga Peqini

Një 22-vjeçare nga Peqini, e cila u filmua duke dhunuar fëmijën e saj, është procedurat penalisht. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet K. A.

NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve verifikuese në terren, për një rast të publikuar në rrjete sociale, më datë 16.05.2023, ku shfaqet një shtetase që dhunon një fëmijë të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë të mundur identifikimin e shtetases K. A., 22 vjeçe, banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme.
Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjën e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe (që shfaqet duke dhunuar në video).
Shtetasja K. A. është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjen 6-muajshe, 22-vjeçarja të procedohet në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Arena e Lajmit


U shfaq në video duke dhunuar fëmijën, telashe për nënën nga Peqini

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook