Nuk dorëzoi formularin e deklarimit të pasurisë, shkarkohet nga detyra zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit

Drejtori i Policisë së Lezhës Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra për shkak se nuk ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë.

Në kuadër të procesit të vettingut që ka nisur në radhët e Policisë së Shtetit, drejtuesit e lartë të policisë kanë detyrimin që të deklarojnë të ardhurat dhe shpenzimet që nga momenti që kanë marrë detyrën.

Vendimi i AMP për Vehbi Bushatin për:

1.Largimin nga pozicionet e përcaktuara në nenin 6 të ligjit 12/2018, i ndryshuar, të subjektit të vlerësimit, z.Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

  1. Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit.
  2. Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, në përputhje me pikën 8, të nenit 56, të Ligjit 12/2018, i ndryshuar.
  3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 45 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Arena e Lajmit


Nuk dorëzoi formularin e deklarimit të pasurisë, shkarkohet nga detyra zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook