Në Spanjë është koha për të ideuar sezonin e ri, sigurisht vëmendja më e madhe është te Reali dhe Barcelona. Në Madrid, Carlo Ancelotti mbetet një temë e hapur, pasi në Brazil vijojnë të insistojnë, por sipas të gjithë gjasave tekniku italian do të respektojë kontratën e cila i skadon në qershor 2024.
Dhurata e parë për Ancelottin do të jetë Jude Bellingham.
Palët janë në detajet e fundit të transferimit i cili pritet të zyrtarizohet në mesin e muajit qershor.
Në Barcelonë nuk kanë asnjë dyshim në lidhje me trajnerin, Xavi është i konfirmuar, por një temë e hapur prej shumë kohësh mbetet Leo Messi: “Më larg”, shkruan Mundo Deportivo duke iu referuar faktit se pa dhënë pëlqimin La Liga rikthimi i Messit është i pamundur.
Pavarësisht këtij fakti, pengesave që paraqet një rikthim i mundshëm në Barcelonë, Xavi beson ende: “Ka sens rikthimi i Messit”, ishte titulli kryesor i Sport, duke iu referuar fjalëve të Xavi-t.
()