Mauricio Pochettino u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i Chelsea-t, ndërsa detyra e tij e parë është të shfryjë një grup të mbipopulluar me plot 39 lojtarë. Blutë janë jashtë Evropë, një fakt që ia bën më të lehtë punën trajnerit, pasi objektivi i tij i vetëm është të rikthej Chelsea-n mes katër ekipeve më të mira në Premier League.
Duke qëndruar te lojtarët që priten të largohen, mediat kanë zbuluar listën në dalje të skicuar nga Pochettino, lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e tij. I pari që pritet të largohet nga Londra është N’Golo Kante me mesfushorin francez që i përfundon kontrata në 2024. Të njëjtin fat pritet të kenë edhe Meson Mount, Christian Pulisic dhe Hakim Ziyech, të tre janë futur në vitin që i përfundon kontrata.
Me “valixhe në duar” janë edhe lojtarë të cilët pavarësisht se janë nën kontratë mund të largohen që në verë pasi nuk bëjnë pjesë në planet e Pochettino-s. Në këtë listë është i përfshirë edhe Armando Broja që me sa duket nuk pëlqehet nga trajneri i ri. Sulmuesi kuqezi ka një kontratë të vlefshme me Chelsea-n deri në 2027, ndërsa vijon fazën e rikuperimit pas një dëmtimi të rëndë të pësuar në gju.
()