Miami shpallet kampion në Lindje, kërkon titullin e NBA, do të ndeshet me Denver

Pas një kalvari që zgjati dy javë, skuadra e Miami Heat është shpallur sot kampione në Konferencën e Lindjes të NBA. Ekipi nga Florida mundi 103-84 Boston Celtics në ndeshjen e shtatë finale, duke fituar 4-3 serinë.

Një sukses që dërgon Miami në finalet e play-off, teksa do të përballet me Denver Nuggets, që u shpall kampion në Perëndim, dhe nga ku do të dalë edhe ekipi kampion i këtij sezoni në NBA.

Miami arriti të rikthehet te fitorja pas tri humbjesh radhazi, duke mposhtur Boston në shtëpinë e këtij të fundit. Celtics që u bënë protagonistë të një rikuperimi fantastik, nga 0-3 në 3-3, nuk arritën të kompletojnë edhe hapin e fundit edhe pse luanin në fushën e tyre dhe ishin më të motivuar se rivalët.

Ndeshja e fundit u komandua nga Miami, ku Butler realizoi 28 pikë, mbështetur edhe nga Matrin me 26 pikë e 10 rebound. Në kahun tjetër, për Boston, u dalluan Broën me 19 pikë e Ëhite me 18, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Te Miami festojnë, por ka vetëm dy ditë për të përgatitur finalen e parë.

()

Arena e Lajmit


Miami shpallet kampion në Lindje, kërkon titullin e NBA, do të ndeshet me Denver

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook