Partizani siguroi titullin e 17-të në histori. Të kuqtë, pas një periudhe pushimi, do të rikthehen në fushë për përgatitjet në prag të turit të parë kualifikues të UEFA Champions League.
Në kampin e kuq janë me një nga shorti, i cili do të hidhet me 20 qershor, ndërsa ndeshjet e para do të luhen në datat 11-12 korrik dhe ato të kthimit në 18-19.
Por, kush janë kundërshtarët e mundshëm të Partizanit? Kryeqytetasve u nevojitet pak fat, pasi rivalët e mundshëm duken mjaft të vështirë në pamje të parë.
Emra aspak të pëlqyeshëm dhe që skuadra shqiptare nuk do donte të përballej me ta janë Slovan Bratislava (Sllovaki) dhe Sheriff Tiraspol (Moldavi). Nuk mbeten mbrapa sa i takon nivelit të vështirësisë as Ferencvaros (Hungari) dhe Qarabag (Azerbajxhan) i Redon Xhixhës.
Partizani mund të peshkojë edhe Helsinki (Finalnd ), Flora Tallinn (Estoni), Shamrock Rovers (Irlandë), The Neë Saints (Uells), Olimpija Ljubljana (Slloveni), Zrinjski Mostas (Bosnje dhe Hercegovina), Bate Borisov (Bjellorusi), Astana (Kazakistan), Maccabi Haifa (Izrael), CSKA Sofia ose Ludogorets (Bullgari) dhe Zalgiris Vilnius (Lituani).
()