Mesazh zemre për tifozët pas titullit, Presidenti i Partizanit: Jeni ju kampionët, faleminderit të gjithëve

Partizani fitoi titullin e 17-të në histori. Të kuqtë ia dolën të triumfojnë, në një sezon mjaft të vështirë. Presidenti i skuadrës nga kryeqyteti, Gaz Demi ka dërguar një mesazh për tifozët, nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.

“FALEMINDERIT-Dua të uroj fillimisht gjithë ata që kontribuan në këtë titull të 17-të, gjithë familjen Partizani, nga i pari tek i fundit në klub… Por, sot në mënyrë të veçantë, dua të falenderoj dhe të uroj tifozerinë tonë të zjarrtë. Ky titull është për JU. Jeni shpirti, zemra dhe grinta e këtij ekipi KAMPION. Faleminderit që jeni sjellë në mënyrë korrekte gjatë gjithë sezonit, ashtu si i ka hije tifozerisë së kuqe.

“Arena e Demave”, të hënën e 29 Majit ishte flakë e kuqe, ashtu si unë e kam ëndërruar që në startin e këtij projekti.Jeni KAMPIONË EDHE JU! Jemi një familje…Ju përqafoj të gjjthëve. Respekt maksimal, Gaz Demi! PMTP” – ishin fjalët e tij.

()

Arena e Lajmit


Mesazh zemre për tifozët pas titullit, Presidenti i Partizanit: Jeni ju kampionët, faleminderit të gjithëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook