Ernest Muçi i paprekshëm në projektin që synon titullin, Legia i beson edhe për sezonin tjetër

Te Legia e Varshavës po bëjnë bilancin e një sezoni të përfunduar si nënkampionë, teksa sytë janë për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri, ku sipas mediave polake Ernest Muçi shihet si pjesë e ekipit edhe për vitin tjetër.

Sulmuesi ka zhvilluar një sezon të mirë, duke shënuar gjithsej 6 gola dhe gjithashtu ka dhënë edhe shtatë asiste, mosha e re që ai ka, si dhe cilësitë e tij, japin garanci që Muçi të jetë pjesë e sulmit edhe për sezonin e ri, të paktën nëse në klub nuk vjen një ofertë e mirë.

22-vjeçari mbërriti në Varshavë në shkurt të vitit 2021 dhe ka kontratë deri në 2025-ën me “ushtarakët”. Deri tani, Muçi ka fituar një titulli kampion, ndërsa këtë vit Kupën e Polonisë.

Ndërkohë pas përfundimit të sezonit, për të ka mbërritur një ftesë edhe nga ekipi kombëtar. Ernest Muçi është pjesë e listës të trajnerit të Kombëtares Silvinjo për dy ndeshjet e muajit qershor, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Arena e Lajmit


Ernest Muçi i paprekshëm në projektin që synon titullin, Legia i beson edhe për sezonin tjetër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook