Mori 340 mijë euro përmes mashtrimit, gazetari Ferhati: Emrat e përmendur në dosje duhet të merren në pyetje. Bajrami: Nuk dihet nëse Milena Deraj…

Gazetari Armand Bajrami në emisionin “Në Shënjestër” foli për historinë e mashtrimit të Milena Derajt, ish-punonjëse e Kuvendit, e cila  mori 340 mijë euro për t’i mbyllur çështjen gjyqësore, një familje në Shkodër, që kërkonte të shpëtonte të afërmit e tyre nga dënimi i përjetshëm.

Gjatë bisedës në studio, Bajrami tha se nuk dihet se sa e sinqertë mund të ketë qenë në dëshminë e saj, Milena Deraj duke theksuar se çështja duhet ndjekur deri në fund.

“Mbase Milena Deraj nuk ka qenë e sinqertë para grupit të hetimit, mund të bëhet fjalë edhe për një shumë më të lartë”, ka thënë ai.

Nga ana e tij gazetari Eni Ferhati u shpreh se të gjitha personat që përmenden në këtë dosje duhet të merren në pyetje dhe se kësaj çështjeje drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund.

“Të gjithë personat që përmenden në dosje duhet të merren në pyetje për të qartësuar njëherë e mirë çështjen”, ka thënë ai.

()

Arena e Lajmit


Mori 340 mijë euro përmes mashtrimit, gazetari Ferhati: Emrat e përmendur në dosje duhet të merren në pyetje. Bajrami: Nuk dihet nëse Milena Deraj…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook