“Do doja që Mourinho të qëndronte gjithmonë te Roma”, ish-presidentja e verdhekuqve: Shpresoj të fitojmë

Roma dy synojë trofeun e dytë radhazi europian. Pasi fitoi sezonin e kaluar Conference League, skuadra verdhekuqe do kërkojë të  fitojë Europa League, teksa në finale do sfidojë sonte skuadrën e Sevillias. Para takimit që do luhet në Budapest, ka thënë diçka ish-Presidentja e Romës, Rosella Sensi.

“Jam e lumtur që jam këtu, por edhe nervoze. Isha shumë nervoze edhe vitin e kaluar, është gjithmonë një finale, ka dëshirë të madhe për të fituar”.

Sa do të kishte dashur që babai juaj, Franko, të punonte me Mourinhon?

Mendoj se do të ishin argëtuar shumë, babai kishte një karakter të ngjashëm me Mourinhon.

Çfarë mendoni për të ardhjen e Mourinhos?

Do të doja që ai të qëndronte përgjithmonë te Roma dhe ta falënderoja për atë që na ka bërë të jetojmë. Falënderoj presidentin aktual për afrimin e tij, shpresoj që ai të jetë sërish trajneri ynë vitin e ardhshëm” – Tha ajo.

()

Arena e Lajmit


“Do doja që Mourinho të qëndronte gjithmonë te Roma”, ish-presidentja e verdhekuqve: Shpresoj të fitojmë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook