Operacioni u mbajt sekret, si u riatdhesuan 13 shqiptarët nga kampi i ISIS, mes tyre dhe gruaja e dytë e Genc Ballës

Kampi Al Hol Siri

Zbardhen detaje të reja nga riatdhesimi i 13 shqiptarëve nga kampi famëkeq i ISIS. Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve ka nisur para disa ditësh dhe është mbajtur sekret.

Siç mëson gazetari Çelmeta, shqiptarët e riatdhesuar janë nga kampi “Roi”. Burime bëjnë me dije për gazetarin e “BalkanWeb” se mes të riatdhesuarve dyshohet se është edhe gruaja e dytë e Genc Ballës, Almira Kastrati, dhe dy fëmijët e saj.

Kujtojmë se Genc Balla është i dënuar për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste dhe ndodhet në regjimin “41 bis”, në Burgun e Peqinit.

Arena e Lajmit

Operacioni u mbajt sekret, si u riatdhesuan 13 shqiptarët nga kampi i ISIS, mes tyre dhe gruaja e dytë e Genc Ballës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook