Dështuan të vrisnin të riun në Elbasan, lihen në burg Briken Rusta dhe Emanuel Rrapushi

Janë lënë në burg Briken Rusta dhe Emanuel Rrapushi, të cilët kishin planifikuar të vrisnin Mariglen Hidën në Elbasan.

Kujtojmë se Rusta nuk ka mundur që ta kryejë vrasjen dhe në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar, por u identifikua dhe pas 4 ditësh u vu në pranga.

Edhe Emanuel Rrapushi, 24 vjeç u la në burg, pasi nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesë e Boiken Bahitit, ku u ushtruan kontrolle menjëherë pas tentativës për vrasje.

Këtij të fundit ju gjetën në banesë 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Arena e Lajmit


Dështuan të vrisnin të riun në Elbasan, lihen në burg Briken Rusta dhe Emanuel Rrapushi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook