Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku pohoi se ishte ndjerë e keqardhur që dje dështoi raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit, që ishte parashikuar që të mbahej në Kuvend.
Ajo theksoi se Konferenca e Kryetarëve ishte bërë si terapi grupi.
“Konferencat e Kryetarëve janë kthyer si terapi grupi. Ikin dhe vijnë njerëzit, largohen e më pas vijnë prapë. Çështja është sipas kalendarit. Unë s’kam qenë ndonjëherë më e keqardhur se dje, ikur lajmi ishte; dështon raundi i parë i votimit të Kuvendit. Kur lexoja ato lajme, që dështon raundi i parë, më erdhi shumë keq, qoftë për të ardhur një diskutim serioz. Më erdhi keq që jam deputete e parlamentit dhe iu ofruam një pamje të tillë shqiptarëve. Kur flasim se nuk është ‘legjitimitet’, nisin e sulmojnë. unë nuk kam asnjë iluzion që PS lë pushtet.”, tha ajo.