Sekuestrohet një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë në Portin e Durrësit, arrestohet drejtuesi i furgonit ku u gjetën bizhutë, eurot dhe doza me kokainë.
Policia Kufitare e Portit Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëhsme për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Bizhutë”.
Në kuadër të operacionit u kalua për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, një automjet furgon që drejtohej nga shtetasi Artur Mici, 41 vjeç, banues në Tiranë, që udhëtonte nga Italia për në Durrës.
Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në furgon, 1900 euro dhe bizhuteri floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme