Pioli para Veronës: Jemi të motivuar për fitore, ju flas për Leaon

Milan ka arritur objektivin e kualifikimit në Champions League dhe sfidon të dielën skuadrën e Veronës. Nëse për kuqezinjtë është një ndeshje e thjeshtë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Veronën, skuadër të cilës i duhen pikë për mbijetesën. Para 90 minutësh-it ka dalë në konferencën për shtyp tekniku i Milanit, Pioli.

RINOVIMI I LEAOS – “Ai ka qenë në zyrën time 178 herë (qesh). Mendoj se meritat për rinovimin e tij u shkojnë drejtuesve. Zgjatja e kontratës së Leao ishte diçka shumë e rëndësishme për grupin. Kam qenë gjithmonë i sigurt që ai do të qëndronte. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer.”

VERONA – “Ne duam të mposhtim Veronën sepse do të luajmë përpara 70 mijë tifozëve. Duam të japim maksimumin dhe të bëhemi skuadra me më shumë pikë në shtëpi pas Napolit.”

IBRAHIMOVIC – “Më vjen keq që Zlatan nuk është në dispozicion nesër, ai u përpoq, por nuk ia doli dot. Unë dhe ai kemi folur këto ditë, por ajo që u tha mbetet mes nesh. Ibra dhe klubi do të vendosin për të ardhmen.”

LOJTARËT – “Diaz është përmirësuar shumë, nuk e di gjendjen e tij. Përveç Zlatainit, nuk kam folur për të ardhmen me asnjë lojtar. De Ketelaere erdhi në zyrën time këtë javë për të më thënë se do të luante në kampionatin europian me U-21. Ne do të bëjmë vlerësimet tona në ditët në vijim, duke përfshirë situatën e Charles.” – Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Pioli para Veronës: Jemi të motivuar për fitore, ju flas për Leaon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook