Egnatia zhvilloi një sezon fantastik. Pas pozicionimit në vendin e 3-të në kampionat dhe pas fitimit të Kupës së Shqipërisë, drejtuesit kanë nisur punën për merkaton. Sipas asaj që shkruhet në faqen zyrtare, klubi ka siguruar shërbimet e Stivian Janku.
“Stivian Janku është afrimi i parë i klubit për sezonin e ri. Futbollisti ka firmosur kontratën me klubin gjatë ditës së sotme dhe do t’i bashkohet skuadrës në përgatitjet për ndeshjet e Conference League.” – Shkruan klubi. Mbrojtësi 25-vjeccar ka luajtur 19 ndeshje në elitë këtë edicion me Bylis.
()