Manchester City ka fituar FA Cup, pasi mundi 2-1 Manchester United në finalen e luajtur në “Wembley Stadium”.
“Qytetarët” zhbllokuan takimin pas vetëm 13 sekondash. Një goditje fantastike e Ilkay Gundogan nga distanca mposhti De Gean, me stadiumin që “shpërtheu” në festë. Ky ishte goli më i shpejtë në historinë e këtij kompeticioni, duke qenë kështu më i hershëm se ai i sulmuesit të Evertonit, Louis Saha, i cili shënoi pas 25 sekondash kundër Chelseat në vitin 2009.
Skuadra e Ten Hag provoi të reagonte dhe ia doli. Pas gjysmë ore lojë, Grealish preku topin me dorë në zonë dhe arbitri Tierney P. akordoi penallti, e cila u shndërrua në gol nga i zakonshmi Bruno Fernandes.
Ekipi i Guardiolës nis në mënyre perfekte në pjesën e dytë dhe merr përsëri avantazhin me Gundogan, rezultat që do mbetej i pandryshueshëm deri në fund.
Ky është trofeu i shtatë i FA Cup për Manchester Cityn, pas atyre të 1903/04, 1933/34, 1955/56, 1968/69, 2010/11, dhe 2018/19.
()