Përgatitje te kuqezinjtë para ndeshjes së fundit, Milan përcjell Ibran me ceremoni

Nesër mbrëma, në përfundim të ndeshjes së fundit të ligës të planifikuar për në 21:00 në San Siro kundër Hellas Verona, Milani do t’i japë lamtumirën Zlatan Ibrahimovic me një ceremoni të shkurtër që do të përfshijë të gjithë kampin kuqezi.

Klubi i AC Milan dëshiron kështu të falënderojë Zlatan për këto vite të mrekullueshme. Aventura e sulmuesit suedez, të lindur në vitin 1981, me kuqezinjtë është me të vërtetë në fund pas një sezoni të karakterizuar nga shumë probleme fizike dhe pak paraqitje. Vetëm katër ndeshje të luajtura dhe një gol në Serinë A janë statistika që flasin qartë. Ibra luan te skuadra nga Milano që prej vitin 2019, periudhë në të cilën vinte prej eksperiencës në MLS te Los Angeles.

()

Arena e Lajmit


Përgatitje te kuqezinjtë para ndeshjes së fundit, Milan përcjell Ibran me ceremoni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook