Ylli i Hollyoaks, Jorgie Porter ka pozuar topless teksa ndodhet me pushime.
Aktorja 34-vjeçare shfaqet nudo, vetëm me gjoksin e mbuluar me duar e saj në një pishinë private në ishullin grek, Kretë. Ajo po shijon kohën e bukur me të fejuarin e saj Ollie Piotrowski.
Fotot provokuese kanë marrë reagime të shumta në seksionin e komenteve. Ndërsa aktorja shkruan:- “Përfitimet e një pishine private 🤭”.
Ju kujtojmë që çifti po jetojnë dashurinë e tyre. Ollie Piotrowski i propozoi Porter në dhjetor të vitit që lamë pas. Çifti sipas disa burimeve për “The Sun” do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë vitin që vjen.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se Jorgie është e famshme për rolin e Theresa McQueen në Hollyoaks nga 2008 -2020. Ajo ka marrë pjesë edhe në: I’m A Celeb, si dhe në Dancing on Ice dhe Celebrity First Dates.