Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit ku 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Gazetari Elidon Ndreka ka raportuar për se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrëshenit, ndërsa nga përplasja janë dëmtuar disa persona të cilët janë dërguar drejt spitalit.
Sakaq, dy persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar në automjetet e aksidentuara, teksa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për t’i nxjerrë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur në total 5 persona, ku mes tyre ka qenë dhe një i mitur, gjendja e të cilit nuk dihet ende.