Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e Kombit ku 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Gazetari Elidon Ndreka ka raportuar për se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrëshenit, ndërsa nga përplasja janë dëmtuar disa persona të cilët janë dërguar drejt spitalit.
Sakaq, dy persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar në automjetet e aksidentuara, teksa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për t’i nxjerrë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur në total 7 persona, ku mes tyre kanë qenë dhe tri vajza të mitura, të cilat udhëtonin me mjetin tip “Audi” së bashku me familjen.
Nga ana tjetër, në automjetin tip BMW udhëtonin dy shtetase nga Kosova, me inicaile B. S. dhe M. S.
Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.