Nga sot, me “çip” në tru: Merr dritën jeshile nisma e Elon Musk

Neuralink, kompania e Elon Musk për implantet e trurit ka marrë dritën jeshile të Administratës të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të nisur studimin e saj të parë klinik tek njerëzit, pas disa përpjekjeve të mëparshme të dështuara.

Miliarderi megjithatë nuk u dorëzua, por vazhdimisht kishte parashikuar se kompania e tij e çipave të trurit do ta siguronte më në fund OK-in e FDA-së për provat njerëzore. Aplikimet e kompanisë së tij ishin refuzuar për shkak të shqetësimeve të agjencisë mbi sigurinë e implantit eksperimental.

Problemet kryesore të evidentuara përfshinin baterinë e litiumit të pajisjes, mundësinë që telat e implantit të lëviznin brenda trurit dhe sfidën që paraqet nxjerrja e sigurt e pajisjes pa dëmtuar indet.

Musk insiston në përfitimet e implantit të trurit siç është trajtimi i situatave të rënda shëndetësore si paraliza dhe verbëria.

“Ky është rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi i Neuralink-ut në bashkëpunim të ngushtë me FDA-në dhe përbën një hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz”, tha kompania Neuralink përmes një postimi në Twitter të enjten. Neuralink shtoi se kompania nuk është ende e hapur për një provë klinike.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook