Mercedesi i parë sportiv që kalonte shpejtësinë 200km/orë del në ankand për $1.4 milionë (fotot)

Super-makina e parë sportive në botë është nxjerrë më në fund në ankand në Belgjikë dhe adhuruesit e saj do të mund të nisin ofertat 1.3 milionë euro.

Modeli ngjyrë të argjendtë i vitit 1961, 300 SL Roadster Mercedes mund të arrijë shpejtësi deri në 210 km në orë dhe vjen me një seri opsionesh të habitshme të prodhimeve klasike.

Një zëdhënës i ankandeve tha: “Makina sportive e epokës ka tërhequr shpejt vëmendjen e disa personave të fiksuar si anëtarë familjesh mbretërore, yje të ekranit dhe aristokratë”.

“Kjo besohet se ishte makina e parë sportive në botë. 300 SL mbetet sërish një automobil praktik, po aq i civilizuar në qytet, sa ç’është emocionuese në autostradë.”

Vetëm 1,858 modele të tilla u prodhuan, shumica e të cilave u shitën në Shtetet e Bashkuara.

Modeli ka timonin në krahun e majtë dhe duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, me ngjyrën sportive dhe çatinë e konvertueshme.

Trupi i saj është restauruar në vitet 1990 në Gjermani ndërsa ruan motorin origjinal Mercedes-Benz.

Makina mund të arrijë nga zero në 100 km në orë brenda tetë sekondave, çka është një tipar i mrekullueshëm për kohën kur është ndërtuar.

Shitësi i saj Gregory Tuytens thotë për mjetin: “Pas një restaurimi prej 1,200-orësh në vitet 1990s, mjeti sportiv 300 SL prezantohet me një veshje klasike të argjendtë Mercedes-Benz dhe veshje të brendshme të kuq të errët.”