Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar sot seanca për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla, i cili ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se Alla i ka bërë një kërkesë GJKKO-së për zbutjen e masës së sigurisë, duke deklaruar se vuan nga problemet shëndetësore dhe i rrezikohet jeta.
Në seancë është paraqitur nga ekspertët akti i ekspertimit, të cilët kanë deklaruar se Alla ka probleme shëndetësore dhe qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për të.
Gjykata ka vendosur seancën e radhës më 12 qershor për t’u shprehur për kërkesën e ish-kryebashkiakut të Bulqizës.
Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.