Nëse do të kishim pyetur një fermer përse ka vendosur të punojë në Shqipëri, përgjigja do ishte: “Unë do të punoj në Shqipëri, sepse është vendi im!” Kjo është një ndër frazat që dëgjojmë nga fermerët vendas të cilët janë gati të tregojnë botës vlerat e produkteve tona.
Por puna e fermerëve nuk është pa sfida. Në vitin 2023, edhe përse muajt e fundit vihet re një përmirësim i lehtë i situates, ata vijojnë të përballen me rritjen e kostove të prodhimit. Çmimet e inputeve blegtorale, plehërave kimikë dhe karburanteve kanë shkuar lart, duke bërë të vështirë mbajtjen e kostove nën kontroll. Megjithatë, fermerët shqiptarë nuk dorëzohen, sepse ata e dinë se prodhimtaria vendase po zë gjithmonë e më shumë një vend të veçantë në tregun ndërkombëtar.
Duke patur fermerët si një ndër shtyllat e saj të themelit, kompania Lufra po kontribuon bindshëm për mbështetjen e tyre. Ata vendosën rritjen e çmimit të lëndës së parë, qumështit të freskët, në bazë të një strukture të mirëmenduar e cila nxit përmirësimin e cilësisë dhe rrit produktivitetin njëkohësisht, duke e vlerësuar përpjekjen e fermerëve. Por kjo nuk është e gjitha. Kompania Lufra është gjithashtu duke ndihmuar fermerët si garantor në marrëdhëniet financiare me bankën Procredit. Kjo i jep fermerëve mundësinë për të siguruar financimin e nevojshëm për të vazhduar prodhimin dhe për të forcuar bizneset e tyre.
Në Janar 2023 siç tashmë është bërë traditë, Lufra atribuoi çmimin ”Fermeri i vitit” për fermën më të mirë të vitit 2022. Ferma e vitit 2022 u zgjodh ferma e zotit Leonard Kanapari. Rezultate të shkëlqyera të analizave të lëndës së parë, gadishmëri në çdo rast për të bashkëpunuar dhe iniciativë e lartë për të përmirësuar kushtet e stallës dhe zgjerimin e fermës, ishin disa nga kriteret të cilat Leonardi i përmbushi më së miri. Jemi shumë të lumtur kur shohim fermerë të rinj, të cilët përpiqen maksimalisht për të çuar përpara biznesin e tyre dhe kontribuar për konsumatorët shqiptarë me qumështin e standarteve më të larta.’’ – shprehen drejtuesit e kompanisë Lufra.
‘’Kam derdhur djersë për fermën time prej 20 vitesh, është e vështirë por e dua shumë. Kam udhetuar e kam parë dhe ferma jashtë vendit, kam punuar në emigrim, por si vendi yt nuk gjen kurrë. Edhe balta të bëhet mjaltë.’’ – shprehet një tjetër fermer që bashkëpunon me Lufrën.
Me të gjithë vështirësitë që vijojnë nga kriza globale, Lufra vendosi të mos i ndërpresë planet e saj për të fuqizuar produktet shqiptare të bulmetit, për të punësuar dhjetëra të rinj dhe ofruar një klimë punë dhe strukturë të mirëpërcaktuar si në vendet evropiane. Me lançimin e markës ‘TiDo’, e cila u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga konsumatorët në Tetor të vitit 2022, u vendosën rekorde në prodhim dhe distribucion. Dega e kompanisë ”Lufra” në Prishtinë vijoji zgjerimin gjeografik dhe sot gjenden pothuajse në çdo qytet të Kosovës.
‘’Ne do punojmë në vendin tonë!’’ – një zëri shprehen punonjësit e Departamentit të Cilësisë në Lufra. Gjatë këtij viti u dyfishua stafi i cili kontrollon produktet në terren, ndërkohë vijojnë investimet për punonjësit me trajnime dhe konsulencë me ekspertë të huaj dhe vendas. Gjatë vitit 2022 punonjësit e kompanisë Lufra morën pjesë në 938 orë trajnimi të zhvilluara nga ekspertë të fushës dhe mbi 8 programe trajnuese, një pikë kjo që po zhvillohet edhe më shumë gjatë vitit 2023.
Shqipëria është një vend i begatë, me mundësi të pafundme për të zhvilluar bujqësinë, blegtorinë dhe industritë e tjera. Çdo ditë e më shumë bizneset po përqafojnë inovacionet dhe kulturën organizative të një standarti të lartë, duke motivuar talentet dhe krijuar impakt në vendin tonë të vogël. Duajeni vendin tuaj dhe të punojmë sëbashku sepse siç thotë fjala e urtë popullore ‘’Derë e botës s’është strehë e kokës’’.