Vetëm pak muaj më parë një e moshuar 80-vjeçare nga Fieri u bë protagoniste e emisionit “Me zemër të hapur” të autores Evis Ahmeti në News24 ku shihej në një video e shtrirë në tokë dhe pretendonte se ishte dhunuar nga nusja e djalit dhe djali i saj Viktori, i cili pas këtij episodi të transmetuar vetëm pak kohë më vonë ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë që po vuante.
Por emisioni “Me zemër të hapur” asaj kohe ka pasur komunikim me nusen dhe familjarë të saj të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre lidhur me ngjarjen.
Ata shprehen se nuk e kanë dhunuar as nusja dhe as djali, por se ky është një lloj presioni dhe provokimi pasi shkak i gjithë këtij konflikti është shtëpia, që sipas nuses dhe djalit është pronë e tyre.
Ata u shprehën se e moshuara kishte inskenuar ngjarjen për të përfituar këtë banesë. Por mesa duket konfliktet midis dy familjeve Tanku nuk kanë të sosur. Edhe pas vdekjes së të birit e moshuara është në konflikt me nusen e saj për pronën dhe në redaksi kanë mbërritur video nga të dy palët ku pretendojnë se e moshuara ka kërkuar të dhunojë nusen, madje shihet me sëpatë në dorë për të mos e lejuar të hyjë në pronën e saj.
Ndërkohë nga ana tjetër vajza e të moshuarës dhe mbesa kanë dërguar. video të cilat tregojnë për një dhunë psikologjike nga të dy familjet si dhe shkelje të urdhrit të mbrojtjes.