Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndalet. Edhe pse 38-vjeçar, sulmuesin portugez mund ta shikojmë në fushë për Euro 2024 dhe Botërori 2026. Në një event të organizuar nga një sponsor i tij, CR7 lë të kuptohet se këmbët do i përgjigjen edhe për një kohë të gjatë.
“Ajo që më motivon më shumë është të bëj të lumtur njerëzit, veten time dhe tifozët. Sa i përket Euro2024, fillimisht dua të them, po, dua të luaj në Europian sezonin e ardhshëm. Botërori? Është e rëndësishme që të shihen objektivat afatshkurtër dhe afatgjatë. A do të jem aty? Do të shohim se çfarë do të ndodhë” – Tha ai. Ronaldo numëron 198 ndeshje me Portugalinë.
()