Në cilësinë e të grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Alibeaj nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të maxhorancës por edhe te kryeministrit Edi Rama sa i takon procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri.
Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se kryeministri Rama fërkon barkun teksa sheh situatë, ndërsa ai sugjeroi disa opsione të dhëna nga opozita.
“Me një proces të tillë, e rëndësishme është se si hyn. Në fakt persa na përket PS-së, ne kemi menduar që të hyjmë dinjitoz. E kemi bërë atë që jo të gjithë e ndanin, se menduan se nuk do të merrnin pjesë, se do të bënim lojë. Deri tani kemi qenë dinjitoz. Më e rëndësishëm është se si del, duke qenë më dinjitoz. Kur dihet fare mirë kur maxhoranca i ka të vjedhura mandatet për ta zgjedhur në raund të katërt dhe të 5-të, do të na duhet më tepër ne të tjerëve të ruajmë dinjitetin. Ne kemi kërkuar që të ruajmë procesin e presidentit, me shpresën e varfër që maxhoranca të respektojë kushtetutën. I keni 71 vota, jo se i keni marrë, por i keni vjedhur. Si një shembull për të dalë nga loja e vjetër 30-vjeçare e kulisave për zgjedhjen e presidentit, bëmë këtë hap. Ca kritere në fakt, kushdo që ka pasur durimin për t’i lexuar, janë ligjore.
Ca vlera që duhet të mbart, për të cilat do të duhet të bëjmë dakord. E pra jam dakord që duhet të bëjmë dakord dhe ne të opozitës kolegë, por për të qenë një proces që të jetë dinjitoz dhe mos të shndërrohet në farsë, lojë, ku ai që qëndron këtej nga godina përballë dhe të fërkojë barkun dhe të shoh me dëshirë për të luajtur me opozitën. Të mos i japim këtë dhuratë, por qëndrimi parimor është ai që duhet të sfidojmë. Ne duhet të sfidojmë jo atë, por kulturën se si zhvillohen procese të tilla. Duhen shumë më tepër se 84 vota për të qenë presidenti mbi palët, pa dallime mes tyre. Së dyti; që ne të sfidojmë duhet të ketë një shprehje qëndrimi për qëndrimin tonë nga ana e maxhorancës. E thjeshtë! Doni ju të krijoni një proces, ne folëm me ça rregulla që jua kemi bërë me dije juve. Po, jo?! Në ‘po’ ok, nëse do duhet të ndryshuar, jemi të hapur. Duhet të bindemi për një gjë, nuk emërohet presidenti nga ju dhe nëse biem ne dakord, pasi do jetë president pallati, dhe jo presidenti i shqiptarëve. Deri tani ka vetëm heshtje nga maxhoranca, përveç dje ku u pari i tyre tha; s’jam duke negociuar me asnjë, këta të kenë qëndrimin e tyre. Pak javë më parë përgjërohej se; t’ja lëmë opozitës që të ketë një figurë që të na përfaqësojë. Ai nuk është i sinqertë, është hipokrit, ai mund ta bëjë. Ju mund ta merrni dhe këtë (presidentin) se i keni marrë të gjitha. Meqë na sfiduat me këto parimet; presidenti duhet të jetë mbi palët, ne ju përgjigjëm qëndrimit tuaj me maturi. Afatet na raundi në raund do të duhet të jenë maksimal, që të kenë mundësinë, që të gjejnë kohën, ngenë për të shprehur një qëndrim për të zbatuar rregullat, dhe për të qenë të besueshëm te shqiptarët dhe për t’i dhënë vendit një president në lartësinë e detyrës. Afati duhet të jetë 7 ditor nga raundi në raund.”, tha Alibeaj.