Rrumbullaku pret drejtues të Policisë së Spanjës, shkëmbim i informacioneve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Komisionerin e Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin të Policisë Kombëtare të Spanjës, Julian Ávila Polo dhe drejtuesit e 2 departamenteve të Policisë së Spanjës.

Vizita pati në fokus progresin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, intensifikimin e angazhimit për shkëmbimin e informacioneve në favor të luftës së përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore, bashkërendimin e veprimeve për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, si dhe eliminimin e barrierave burokratike, me qëllim shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, deri në strukturat bazë të tyre.

Gjatë vizitës u vlerësua prioritar bashkërendimi i teknikave dhe veprimeve, ndërmjet policive kufitare të të dyja vendeve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të emigrimit ilegal, si dhe u çmua roli i oficerëve të kontaktit të të dyja vendeve, si pika ndërlidhëse nëpërmjet të cilave do të intensifikohet më tej bashkëpunimi mes 2 policive.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i shprehu mirënjohjen e tij Komisionerit të Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin Julian Ávila Polo dhe të gjithë kolegëve të Policisë spanjolle, për nivelin aktual të koordinimit të punës midis oficerëve të dy policive dhe e garantoi Komisionerin e Përgjithshëm se Policia e Shtetit ka të gjitha aftësitë profesionale dhe logjistike, të drejtojë, koordinojë dhe të marrë pjesë në operacionet e përbashkëta ndërkombëtare kundër krimit të organizuar.

Komisioneri për Kufirin dhe Migracionin i Policisë Kombëtare Spanjolle falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për mikpritjen e tij dhe e përgëzoi atë për vizionin që ka për një polici më të besueshme, profesionale dhe kompakte në çdo bashkëpunim ndërkombëtar.

Komisioneri theksoi gjithashtu se, përmes qëndrueshmërisë së bashkëpunimit midis dy kolegëve të policisë shqiptare, profesionistëve dhe korrigjuesve, disa persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në Shqipëri dhe janë ekstraduar, si dhe janë goditur disa rrjete që veprojnë në fushën e trafikimit të paligjshëm të drogës.

Gjatë kësaj vizite, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i njohu homologët e tij spanjollë me një ekspozitë virtuale të pikave më të rëndësishme në të cilat ka kaluar Policia e Shtetit, si dhe me agjencinë e re të Policisë së Shtetit, e cila do të rritë efikasitetin e organizatës në luftën kundër krimit dhe shërbimin për qytetarët.

Drejtori gjithashtu ftoi përmes të pranishmëve, turistët spanjollë që të vizitojnë Shqipërinë, pasi vendi ynë ofron rend dhe siguri, si dhe shtrin dorën e humanizmit dhe ndihmës kurdo kur është e nevojshme.

Arena e Lajmit


Rrumbullaku pret drejtues të Policisë së Spanjës, shkëmbim i informacioneve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook