Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti deklaroi se diplomacia shqiptare është kthyer në vend qokash. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Jashtëm, ku po prezantohet kandidatja për ambasadore e Izraelit, Meri Kumbe, Alizoti tha se nuk mendon se kjo e fundit se është në postin e duhur.
Mes të tjerash ai tha se më shumë Kumben e sheh në Unesco.
“Do të zgjedhim njohësin më të mirë të atij vendi. Fatkeqësisht politika e jashtme në Shqipëri është kthyer vend qokash. Izraeli është kthyer në vend me rëndësi. Doja të shikoja në Izrael një diplomat që kishte shumë njohje. Cv-ja juaj është shumë e pasur, por mendoj se jeni në postin e gabuar. Duhet të ishit shumë mirë në Unesco.
Ambasadori është një figurë e madhe, serioze e një shteti. Ndaj mendoj se nuk duhet të jetë vend qokash. Ka dhe një trupë diplomatike, që kanë vite. Diplomacia ngjan me ushtrinë dhe ka radhë. Politika e jashtme është diçka kombëtare, nuk i përket një partie, por të gjithë shqiptarëve. Duhet të ketë në politikën e jashtme edhe njerëz që nuk e duan kryeministrin, por që mendojnë edhe ndryshe nga ai. Njerëzit shumë të ditur janë dhe rebelë. Respekt për ju, po të ishte për një post tjetër po, por për Izraelin, nuk jam për ju.”, tha Alizoti.
()