Shtëpi bari në mes të qytetit, aroma e fortë alarmon banorët, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Gjermani

Një shtëpi bari është zbuluar nga policia gjermane në Remscheid, teksa në pranga ka rënë një 34-vjeçar shqiptar.

Të mërkurën, forcat e policisë kontrolluan një shtëpi në Mandtstrasse në Remscheid dhe zbuluan një plantacion kanabisi që shtrihej në disa dhoma.

Para operacionit, policia kishte marrë një denoncim nga banorët se nga shtëpia vinte era e kanabisit. Përveç kësaj, dritaret e xhamit u ngjitën me shirit.

Policia sekuestroi edhe pajisjet që shërbenin për plantacionin. Me urdhër të prokurorit, shtetasi shqiptar është nxjerrë para magjistratit, i cili ka lëshuar një urdhër arresti.

Hetimet janë në vazhdim. Nëse shpallet fajtor, i akuzuari përballet me një dënim të rëndë me burg.

Arena e Lajmit


Shtëpi bari në mes të qytetit, aroma e fortë alarmon banorët, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook