“Për të mbuluar dështimin dhe izolimin e tij ka rinisur sulmet ndaj meje”, Basha: Berisha, shkaktar i situatës në PD. Ndryshe nga ai bëra një hap pas për…

Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se ka zhvilluar një takim me ata që i quajti “qëndrestarë të Partisë Demokratike”.

Basha shkroi në Facebook se zhvilloi një bisedë ku iu përgjigj pyetjeve pas një viti heshtje nga ana e tij dhe të mbushur me “shpifje e mashtrime nga ai që, për interesa personale dhe të familjes së tij, vendosi të godasë PD-në”, duke iu referuar Sali Berishës.

Sipas tij për të mbuluar dështimin dhe izolimin e tij, ish-kryeministri ka rinisur të njëjtat sulme, teksa shtoi se natën ndan favoret me oligarkët e përbashkët me Ramën, ndërsa ditën akuzon të tjerë.

Ai shtoi se ndryshe nga Berisha të cilin e quajti shkaktarin e kësaj situate në PD, ai bëri një hap pas për shkak se nuk donte luftë të brendshme, teksa vijoi më tej duke u shprehur se e ndjen detyrë përkushtimin e energjive te një opozitë në shërbim të njerëzve dhe jo interesave të një grupi që ka 30 vjet që përfiton prej saj.

“Demokratët sot janë më të qartë se kurrë, që nuk mund të fitojnë pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian, dhe se hallet personale nuk mund të kthehen në pengesë për demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin”, përfundoi Basha.

Arena e Lajmit


“Për të mbuluar dështimin dhe izolimin e tij ka rinisur sulmet ndaj meje”, Basha: Berisha, shkaktar i situatës në PD. Ndryshe nga ai bëra një hap pas për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook