Vjedhja e makinave bëhet modë në Itali, Riberi e pëson në parkingun e qendrës tregtare

Vjedhja e makinave të yjeve të futbollit apo personave të lidhur me këtë sport, është kthyer në trend në Itali dhe janë të shumtë ata që e pësojnë vazhdimisht nga grabitësit. Pak kohë më parë ishte Kvaratskhelia që pa t’i vidhej makina Mini Countryman, ndërsa javën e kaluar ishte Kaio Zhorge të cilit iu vodh një Range Rover.

Dje, ai që e ka pësuar ishte Frank Riberi. Ish-futbollisti i njohur francez, pjesë e strukturave të klubit të Salernitanës, ishte në një qendër tregtare në Salerno kur dy persona i kanë vjedhur makinën e tij tip Fiat 500.

Të dy me sa duket nuk ishin në dijeni se kjo ishte makina e Riberi dhe kanë vepruar në parking pa u shqetësuar duke u larguar me automjetin. Pas denoncimit të Riberi, policia ka identifikuar një prej personave nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe e ka arrestuar, ndërsa tjetri mbetet në arrati bashkë me makinën e vjedhur./ Panoramasport

Arena e Lajmit


Vjedhja e makinave bëhet modë në Itali, Riberi e pëson në parkingun e qendrës tregtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook