Masakra me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur në Velipojë, arrestohet në një hotel në Itali shqiptari i shpallur në kërkim për vrasje

Policia italiane ka vënë një pranga një shqiptar. I riu shqiptar ndaj të cilit kishte edhe një urdhër-arresti ndërkombëtar ra në prangat e policisë mëngjesin e djeshëm.

Shqiptari i kap në një hotel në Mosano Adriatico dhe gjithashtu bëhet me dije se ishte në hetim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Theksohet se gjithashtu ka qenë i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Shqipëri në 2021, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosë. Ngjarje e njohur ndryshe si masakra e Velipojës. Sakaq bëhet me dije se gjithashtu pritet të merret vendimi për ekstradimin e tij.

Si ndodhi masakra e Velipojës:

Në orët e para të 27 qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur.

Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku.

Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku.

Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli.

Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë. Anëtarë të familjes Verracaku bashkë me kushërinjtë e tyre kishin shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh, por të dyja palët debatuan.

Debati degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe përplasja solli edhe bilancin e rëndë.

()

Arena e Lajmit


Masakra me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur në Velipojë, arrestohet në një hotel në Itali shqiptari i shpallur në kërkim për vrasje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook