Interi u mund në finalen e madhe të Champions League me shifrat 1-0 nga Manchester City. Zhgënjimi ishte i madh te zikaltërit, të cilët u panë të përlotur pas ndeshjes së luajtur në Ataturk Stadium.
Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani nuk luajti sot në këtë takim, por gjithsesi, kjo nuk e pengoi atë që të shkruante historinë në futbollin shqiptar. Asllani u bë lojtari i parë i Kombëtares që ia del të marrë një medalje të Champions League (E argjentë).
Asllani nuk është preferuar shumë këtë sezon dhe minutazhi për të ka qenë i vogël për shkak të konkurencës së madhe.
()