Hormonet e stresit të vazhdueshëm shkaktojnë kaos në çdo organ të mundshëm dhe nxisin reagime agresive inflamatore.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për treguesit e stresit, ndaj të cilëve duhet të jeni të vëmendshëm
Rënia e papritur e nivelit të stresit që mund të ndodhë në ditët e pushimit, nxit shpërthimin e migrenës, thonë ekspertët.
Sipas tyre, edhe në fundjavë njeriu duhet t’i përmbahet orareve të gjumit dhe të ngrënies së pjesës tjetër të ditëve për të minimizuar dhimbjet.
Kontraktimi i nofullave dhe kërcitja e fortë e dhëmbëve janë dy simptoma që shfaqen gjatë gjumit dhe përkeqësohen si pasojë e stresit.
Kur njeriu është i qetë, ëndrrat zakonisht janë pozitive dhe ju ndihmojnë të ngriheni nga gjumi me humor të mirë.
Por kur stresi është në kulmin e tij, zgjimi i shpeshtë gjatë natës është i paevitueshëm dhe ëndrrat janë jo vetëm të çuditshme por edhe të frikshme.
Synoni të flini 7-9 orë gjatë natës dhe mos pini alkol apo kafe përpara gjumit.
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se njerëzit e stresuar janë më të rrezikuar nga problemet me dhëmbët.
Nivelet e larta të kortizolit, hormonit të stresit, dëmtojnë sistemin imunitar dhe i çelin rrugën baktereve të mishrave të dhëmbëve.
Nëse punoni me orë të gjata dhe ushqeheni në tryezën e punës, mbani një furçë dhëmbësh me vete që t’i lani ato.
Dhëmbët mund t’i mbroni edhe duke kryer aktivitet fizik dhe duke fjetur mirë, thonë ekspertët.
Stresi nxit inflamacionin dhe shpërthimin e puçrave dhe akneve.
Kur jeni të stresuar përdorni kremëra qetësues që përmbajnë acid salicilik kundër akneve dhe për ushqimin e lëkurës.
Nëse lëkura nuk përmirësohet, atëherë këshillohuni me një dermatolog.
Stresi nxit dëshirën për ëmbëlsira, thonë të dhënat e AgroWeb.org
Kjo dëshirë vërehet më shumë tek gratë, sidomos ato gjatë dhe pas menopauzës.
Një studim i fundit zbuloi se njerëzit e stresuar vuajnë nga kruarja kronike e lëkurës.
Ndjenjat e ankthit dhe nervozizmit e përkeqësojnë këtë problem dhe nxisin edhe shfaqjen e ekzemës apo psoriazës.
Njerëzit që vuajnë nga alergjitë dhe preken nga stresi, kanë një përkeqësim të simptomave të tyre.
Hormonet e stresit stimulojnë prodhimin e një proteine gjaku që shkakton reagime të ashpra alergjike.
Stresi dhe ankthi shkaktojnë dhimbje stomaku, koke, shpine dhe pagjumësi.
Sipas disa teorive shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org, nervat e stomakut dhe trurit shkëmbehen në rrugëtimin e tyre.
Kur truri reagon ndaj stresit, stomaku kap të njëjtin sinjal.
Kjo është arsyeja që aktiviteti fizik ndihmojnë në kurimin e këtyre dhimbjeve./AgroWeb.org