Francesco Acerbi dhe në përgjithësi mbrojtja e Interit zhvilluan një ndeshje të mirë ndaj Manchester Cityt, në atë finale të Champions League të humbur 1-0 në Stamboll. Mbrojtësi i zikaltërve, Acerbi është rikthyer edhe një herë për të folur për sfidën e luajtur në “Ataturk Stadium”.
“Ne duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë. Jemi të hidhëruar sepse nga finalet nuk merr asgjë nëse nuk fiton dhe kjo të dhemb.
“Ata kishin frikë nga ne, ata ishin favoritët dhe ne duhej të përfitonim prej tyre. Ka keqardhje, por edhe vetëdije për të luajtur në kushte të barabarta me këdo”.
Haaland? “Ai është një sulmues i madh, por ne bëmë një punë të mirë. Nuk doja të flisja me askënd për 10 minuta pas përfundimit të lojës” – Tha ai.
()