“Që nga 16 janari është përkeqësuar situata” Gjelbrim Taipi tregon “divorcin” me Kukësin: Shpejt do të tregoj të vërtetat, klubi nuk ka projekt

Gjelbrim Taipi nga sot nuk është më një futbollist i Kukësit. Mesfushori i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te verilindorët, është larguar pas tre vitesh, duke ndërprerë marrëveshjen me këtë skuadër.

Në një intervistë për “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Taipi ka konfirmuar “divorcin” nga Kukësi, teksa ka lënë të kuptohet se pavarësisht shtrëngimit të duarve, ka pakënaqësi për mënyrën se si është trajtuar nga klubi, ndonëse ka theksuar se do të flasë në të ardhmen për situatat e krijuara.

“Siç e keni parë edhe në rrjete sociale këto 2-3 ditë që kanë kaluar, e vërtetë është që në mëngjes që kemi prishur marrëveshjen dhe tani jam futbollist i lërë. Ka zëra për diskutime, por për momentin nuk do t’i bëj publike skuadrat, nuk është momenti i duhur. Do të vijë momenti kur do të shpalos këto që ka ndodhur.

Kontrata ishte edhe për një vit, e kam thënë edhe në intervistën e kaluar që kisha dëshirë që edhe një vit të vazhdoja. Pro pas këtij takimi të fundit e pashë të arsyeshme që të ndërprisnim kontratën.

Tani gabimet janë bërë nga të gjithë anët, secili që ka qenë bashkëpunëtor te skuadra duhet të bëjë kritikën e tij. Në fund kjo është më e mira.

Ka disa gjëra të tjera se deri më 16 janar ka qenë gjithçka në rregull. Nga 16 janar është përkeqësuar gjendja dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore për të cilën jam larguar.

Nuk është se nuk më ka pëlqyer projekti i Kukësit, se deri tani nuk ka pasur asnjë projekt, kjo ka qenë arsyeja.

Por gjatë këtij rrugëtimi, nuk mund të hedh poshtë gjërat e mira që kam marrë nga Kukësi, i jam mirënjohës qytetit, presidentit gjithashtu, kjo është e gjitha:”, tha ndër të tjera Taipi. PanoramaSport

Arena e Lajmit


“Që nga 16 janari është përkeqësuar situata” Gjelbrim Taipi tregon “divorcin” me Kukësin: Shpejt do të tregoj të vërtetat, klubi nuk ka projekt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook