Meta mund ta lançojë së shpejti rrjetin social që do të konkurrojë me Twitter-in

Meta ka treguar planet e stafit për një rrjet social të bazuar në tekst, i krijuar për të konkurruar me Twitter, thanë burimet për BBC.

Rrjeti social mund t’i lejojë përdoruesit të ndjekin llogaritë që i ndjekin tashmë në Instagram, aplikacioni po ashtu në pronësi të Meta-s.

Dhe potencialisht mund t’i lejojë ata të sjellin ndjekës nga platforma të decentralizuara si Mastodon.

Një zëdhënës i Meta-s konfirmoi për BBC se platforma ishte në zhvillim e sipër.

“Ne jemi duke eksploruar një rrjet social të pavarur të decentralizuar për ndarjen e përditësimeve të tekstit”, thanë ata.

“Ne besojmë se ka një mundësi për një hapësirë të veçantë ku krijuesit dhe figurat publike mund të ndajnë përditësimet në kohë për interesat e tyre”.

Shefi i produkteve të Meta-s, Chris Cox tha se kodimi ishte duke u zhvilluar në platformë. Gjiganti i teknologjisë synon ta lansojë atë së shpejti, megjithëse nuk është dhënë asnjë datë. Ka disa spekulime se mund të jetë deri në fund të qershorit.

Arena e Lajmit


Meta mund ta lançojë së shpejti rrjetin social që do të konkurrojë me Twitter-in

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook