Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar propozimin e një drafti nga ana e kryeministrit Edi Rama për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës, një akt i kundërshtuar nga Prishtina, ka deklaruar se problemi nuk është vetë drafti, por mënyra se si është proceduar pa pasur asnjë konsultim.
Lubonja shikon si problem edhe mungesën e një momenti nga ana e kreut të qeverisë së Shqipërisë në lidhje me atë që Kosova e konsideron si problemin më të madh, pra bosnjëzimin e Kosovës.
Ai ka shtuar se ndërkombëtarët duan një konflikt të ngrirë mes Kosovës e Serbisë, vetëm për të shmangur një Donbas të dytë në Ballkan, pasi janë të zënë me konfliktin ushtarak në Ukrainë.
“Problemi i draftit, nuk është ai në vetvete por mënyra si është proceduar pas asnjë konsultim,. nëse do hysh si ndërmjetës mes dy palëve në grindje, do t’jua paraqesësh atyre, të marrim sikur je i jashtëm diç janë europianët. Nëse je shqiptar e je më afër Kosovës, duhet ta konsultosh pra me Prishtinën. Në këtë aspekt drafti është problematik.
E dyta, në gjuhën e Ramës ka munguar çdo koment për atë që është sipas Kurtit problemi i asociacionit, pra bosnjëzimi i Kosovës.
Më duke absurde që Ram thotë ka kriajuar grindje me aleatët, akuzë për Kurtin nga një kryeministër shqiptar ndërkohë që ka ardhur koha të kemi një zë për të vendosur pak a shumë në këto gjëra.
Qendrimi i Kurtit ka krijuar një krizë, por krizën grekët e lashtë e lidhnin me zgjidhje.
Ndërkombëtarët duan konflikt të ngrirë mjafton mos ketë telashe sepse kanë një konflikt në Ukrainë”, tha ai.