Në Francë ka raportime se Paris Saint-Germain i ka ofruar futbollistët italianë Gianluigi Donnarumma ose Marco Verratti te Manchester City për Bernardo Silva.
Sipas Foot Mercato dhe le10sport, dy italianët do të ishin propozuar si shkëmbime të mundshme në marrëveshjen që do të sillte Bernardo Silva në Paris.
Përderisa lojtari i “Qytetarëve” ka kontratë deri në qershor 2025, spekulohet se Manchester City kërkon të paktën 80 milionë euro për t’u ndarë me Bernardo Silva.
Ai mund të jetë i hapur për të diskutuar një lëvizje te PSG, por duket se Pep Guardiola nuk është i interesuar të afrojë portierin Donnarumma ose mesfushorin Verratti.
Donnarumma ka patur ulje-ngritje në përformancë dhe vetëm këtë sezon ai ka marrë dorezat si portieri i padiskutueshëm i PSG. Verratti tani është 30 vjeç dhe ka qenë pjesës e skuadrës që nga viti 2012, por kohët e fundit lidhja e tij me tifozët ka filluar të jetë problematike, duke çuar në aludime për një largim të mundshëm.
Transferts : Le PSG tente un deal surréaliste sur le mercato https://t.co/Tl8USfA6fM pic.twitter.com/Of3Jab5HBf
— le10sport (@le10sport) June 12, 2023
()