Gazetarja Gerta Zaimi, e ftuar e studion e “Open” në News24, ka deklaruar se propozimi i një drafti nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë, po i jep kohë kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti për të manovruar me aleatët.
Ajo ka shtuar se frika e një bonsjëzimit të Kosovës dhe krijimit të një Republike Sërpska në Kosovë, është e arsyeshme.
Zaimi ka theksuar gjithashtu se është shqetësues izolimi që aleatët po i bëjnë Kurtit e Kosovës, duke përmendur këtu si shembull përjashtimin nga “Defender Europe2023” nga SHBA dhe mos pjesëmarrjen e ambasadorëve të Quint-it në një pritje të organizuar sot nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
“Kur prezantoi draftin ai tha që nuk e ka bërë vetëm, por me ekspertë të huaj. Drafti është shqetësim për mendimin tim. Pashë një shqetësim të tij për izolimin që i ka krijuar Kurti vetes. Kurti është izoluar dhe dëgjon vetëm njerëzit e tij. Lajçak dhe Escobar do jepnin raporte për eprorët dhe më pas do fillonin masat. Rama merr kohë politike për t’i dhënë mundësi Kurtit për të parë se çfarë mund të bëjë me këtë kohë politike. Rama po i jep kohë Kurtit për të manovruar me aleatët për të gjetur një rrugëdalje nga ky izolim.
Është normale frika e Kosovës sa i përket një bosnjëzimi pasi nuk duan një përsëritje të Republika Srpska.
Izolimi i Kurtit shqetësim i madhe sepse po e çon vendin në izolim. Sot në pritjen e bërë nga Osmani nuk ka qenë asnjë ambasador i Quint-it. Nga Defender dolën gjithashtu”, tha ajo.
()