Në shtëpinë e Juves ka shumë paqartësi në lidhje me të ardhmen. Max Allegri është konfirmuar nga stafi drejtues, por ofertat e fundit nga Arabia Saudite dhe nga PSG duket se e kanë lëkundur tekniku toskan. E paqartë është edhe e ardhmja e disa titullarëve si Dusan Vlahovic dhe Chiesa. Sulmuesi serb ka bërë gati valixhet në pritje të ofertës me të mirë.
La Gazzetta dello Sport shkruan se “Zonja e Vjetër” është e hapur për të dëgjuar ofertat, por nuk pranon përfshirjen e asnjë lojtari, si në rastin e Alvaro Morta, ku Atletico Madrid dëshironte ta përfshinte në negociata për të ulur kostot e kartonit. Juve do ta lë të lirë Vlahovic, por vetëm për para kesh.
Presidenti i Bayern Munich, një nga klubet e interesuara për shërbimet e tij, theksoi se Bayern është gati të investojë 100 milionë euro për sulmuesin e duhur, por kur bëhet fjalë për Vlahovic nuk ofrojnë më shumë se 60 milionë euro. Në rast se largohet Vlahovic, Juve mund të tentojë Scamacca-n, ndërsa së fundmi është rihapur edhe një herë pista Firmino i cili e mbylli me Liverpool. Është zbehur shumë opsioni Hojlund me sulmuesin e Atalanta-s që pritet të transferohet te Man.United.
()