Denver shkruan historinë, kampion për herë të parë në NBA

Ëndrra më në fund u bë realitet. Ekipi i Denver Nuggets u shpall kampion i NBA-së për sezonin 2022-2023, duke mundur 4-1 me ndeshje Miami Heat. Kampionët e Perëndimit fituan 94-89 ndeshjen e pestë finale luajtur në fushën e tyre, duke korrur suksesin më të madh në historinë e tyre.

Për Denver ky është titulli i parë kampion në NBA, duke festuar si të çmendur këtë arritje të madhe. Basketbollisti Nikola Jokic, që në këtë ndeshje realizoi 28 pikë e 16 rebound, u shpall më i miri i finaleve, njeriu që udhëhoqi skuadrën drejt një triumfi të madh.

Ndeshja e fundit nuk ishte spektakolare, por kjo kuptohej duke parë se luhej për titullin kampion në NBA. Dhe Denver nuk zhgënjeu edhe pse e nisin keq takimin. Përveç Jokic u dalluan edhe Porter me 16 pikë e 13 rebound si dhe Murray me 14 pikë.

Për Miami, Butler realizoi 21 pikë e Adebayo 20 pikë e 12 rebound, por që mbetën për statistikë. Pas triumfit, në fushë nis festa, jo vetëm për lojtarët e Denver por edhe për tifozët, ndërkohë që mijëra njereëz mbushin rrugët e qytetit për të festuar këtë titull. Një festë që e kishin ëndërruar për dekada me radhë dhe që më në fund bëhet realitet.

()

Arena e Lajmit


Denver shkruan historinë, kampion për herë të parë në NBA

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook