Në shtëpinë e Interit është koha të bëjnë bilance. Këtë të martë, presidenti Zhang, Marotta, trajneri i Inzaghi dhe i gjithë stafi përgjegjës për merkaton, do të takohen për të programuar sezonin e ri. Finalja e Stambollit nuk ishte fundi i një cikli, por pika e fillimit. Në sezonin e ri, prioriteti kryesor është titulli në Serie A, por pa harruar Champions League, një turne ku zikaltërit dëshirojnë të bëjnë sërish mirë, luhet për prestigj dhe për miliona.
Në mendjen e presidentit Zhang dhe stafit drejtues, skuadra që do të ndërtohet duhet të jetë e aftë të luaj një tjetër Champions si protagonistë. Tema e parë e diskutimit, sigurisht jo më e ndërlikuara, është e ardhmja e Simone Inzaghi-t. Nuk ka asnjë dyshim që trajneri do të jetë në krye të Interit edhe në sezonin e ri, por palët do të diskutojnë mundësinë për të rinovuar kontratën deri në 2025, firma nuk pritet të vonojë.
Pavarësisht dëshirës, merkato e Interit nuk pritet të jetë e çmendur, edhe këtë vit do të ruhen bilancet. Faza sulmuese pritet të ndryshojë shumë duke parë që Dzeko e Correa do të largohet ndërsa në dyshim është edhe Lukaku i cili së fundmi ka marrë një ofertë prej 25 milionë euro për dy sezone Al Hilal. I vetmi i paprekshëm është Lautaro Martinez. Nga Milano mund të largohet Brozovic, gjithnjë nëse vjen një ofertë prej 25-30 milionë euro.
()