“Një puç i ndyrë ”, Gjekmarkaj për situatën në PD: Basha dhe Berisha si bunkerë! Partia po rrezikon të shkojë në pikë pa kthim

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, ishte këtë mesditë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, me gazetaren Ola Bruko.

Situatën në PD ai e shikon me rrezik, duke thënë se mund të shkojë në një pikë pa kthim. Zgjedhjet për kreun e ri të PD në 29 korrik, ai thotë se nëse ndodhin, do të jenë një “mini puç i ndyrë”.

“Situata në PD më dhëmb shumë dhe e shoh me dëshpërim që faktorë që do duhej të ishin zgjidhje, janë fasadë… Berisha dhe Basha. Kjo do të çojë në një pikë pa kthim, sepse nëse gjykojmë mënyrën si po sillen, shoh që do kemi një mini- parti që tenton Basha ta marr me artifica, është gati një puç.

Bardhi ka meritë që po bën një përpjekje për t’u dhënë kohë që të ndalen ose të gjejnë zgjidhje që çon drejt bashkimit.

Basha natën e sulmit pas mbledhjes së Kryesisë bëri në tentativë një mini 8 janar. Nëse Berisha e bëri në mënyrë më tragjike, ky e bëri natën në mënyrë komike, duke dëshmuar dhe përmasën e tij para Berishës, dhe në gjëra të këqija. Nëse Basha merr asgjënë, një gjë me pak njerëz, me më shumë institucione se anëtarë, është shërbim që i bëhet pushtetit.

Basha po tenton të bëj puç me 7-8 veta, ose me 20 veta në gjithë Shqipërinë. Ndërsa Berisha ka shpallur që nuk lëviz, dhe kemi dy bunkerë! Nëse bëhen zgjedhje në 29 korrik, atëherë është një puç i vogël, puç i ndyrë”, tha ai.

Gjekmarkaj ka komentuar dhe dëgjesat në Komisionin e Jashtëm, lidhur me emrat që kandidojnë për ambasadorë të Shqipërisë në botë. Ai tha se do të dëshironte që në këtë listë të kishte emra nga Ministria e Jashtme apo nga fusha e kulturës.

“Shqipëria mund të luaj me imazhin në rrafshin ndërkombëtarë, se nuk pritet që ne të rregullojmë fatet e botës, por të përmirësojmë imazhin tonë. Do doja gërshetim nga trupa që janë rritur në ambinetet e Ministrisë së Jashtme dhe që kanë një CV, apo njerëz nga kultura. Diplomacia shqiptare ka nevojë të gjejë emra me peshë dhe që dinë t’i mbrojnë interesat e vendit tonë. Ndër kandidatët që janë aktualisht ka dhe emra cilësorë, por trupi diplomatik ka vende ku çedon, sepse ndër vite janë bërë dhe qoka me emrat që janë zgjedhur”, tha ai.

 

Arena e Lajmit


“Një puç i ndyrë ”, Gjekmarkaj për situatën në PD: Basha dhe Berisha si bunkerë! Partia po rrezikon të shkojë në pikë pa kthim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook