Kronikat satirike për deputetët, Gjekmarkaj: Kam reagime nga kolegët, por nuk i ndërpres. Përpiqem të mos jem lëndues me…

Nënkryetari demokrat i Kuvendit ka folur sot edhe për kronikat satirike që publikon në mediat online në përfundim të seancave parlamentare.
Ai shprehet se shkrimet sjellin reagim të kolegëve deputetë, por që përpiqet të mos jetë lëndues me mënyrën se si e përshkruan sjelljen e tyre.

Si i keni marrëdhëniet me kolegët deputetë?

Marrëdhëniet njerëzore i kam të mira me të gjithë.

Keni filluar të përdorni satirikën, ç’është ky stil i ri për një deputet?

Unë jam bashkëpunëtor i vjetër i mediave. E kam përdorur shpesh satirën. Në parlament pashë që çfarëdo që bëja ishte gabim, sulmohesha nga qeveria, sulmohesha nga intrigat e brendshme. Nga natyra e kam të vështirë të mos reagojë dhe forma ishte kjo. Përpiqem që të mos jem lëndues me shkrimet e mia.

Ka nga ata deputetë që reagojnë?

Po sigurisht që ka. Unë kam ndërmend ta vazhdoj këtë si kronikë sepse më duket një shërbim që i bëj shoqërisë, një lexim tjetër që i bëj politikës.

Kush ka reaguar më shumë?

Reagim kam çdo të premte. Di që është kronika më e lexuar nga deputetët dhe siç më thoni, mjaft e klikuar. Është një mënyrë komunikimi me politikën dhe shoqërinë. Nuk është se nuk jam serioz duke shkruar satirë. Është një zgjedhje e menduar për të përcaktuar raportin tim me këtë Kuvend, duke mos kursyer as veten se nuk mendoj se jam më i mirë se të tjerët.

Arena e Lajmit


Kronikat satirike për deputetët, Gjekmarkaj: Kam reagime nga kolegët, por nuk i ndërpres. Përpiqem të mos jem lëndues me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook