Pep Guardiola dërgoi Manchester Cityn në majën e Europës, teksa skuadra fitoi për herë të parë trofeun e Champions League. Trajneri i Brighton, De Zerbi nuk është kursyer me fjalë të mira për teknikun Guardiola, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Kundër Manchester City e vetmja gjë që më shqetësonte ishte humbja e topit, 60 me 40. I thashë Pep-it për këtë pas ndeshjes. Unë e dua atë, ai është personi që më ndihmoi më shumë kur mbërrita në Angli, ai më telefonoi menjëherë për të më thënë një fjalë të mirë dhe më pyeti nëse kisha nevojë për ndonjë gjë. Ai është numri një në histori bashkë me Sacchi-n dhe disa të tjerë. Ka kaq shumë zili ndaj tij. Çfarë duhet të bëjë më shumë? Ai ka fituar gjithçka në karrierën e tij dhe kjo është një meritë e madhe”-tha De Zerbi.
()